Klientët i dërgojnë vet të dhënat që të duhen për porosi. Ti vetëm e pranon dhe e përgatit.
Ti ia dërgon klientit linkun e porosisë. Klienti i plotëson vet të dhënat që të duhen, ndërsa porosia të shfaqet e organizuar në PastiQ.
PastiQ nuk ruan vetëm porosi. Ai i kthen të dhënat e përditshme në analiza të qarta, që të ndihmojnë të kuptosh çka po ecën mirë dhe ku duhet të përmirësohesh.
Vendime reale, jo hamendësime.
Çdo pastiçeri punon ndryshe. Me PastiQ, ti mund t’i rregullosh vet të gjitha detajet që të duhen për porositë dhe organizimin e punës.
Vendos në PastiQ fotot e tortave që i punon dhe ato shfaqen automatikisht në linkun tënd personal. Klienti i sheh, zgjedh tortën që i pëlqen dhe vazhdon porosinë pa pasur nevojë të të kërkojë foto në WhatsApp.
Më pak kërkesa për foto. Më pak rrëmujë. Më shumë porosi të qarta.
Krijo account dhe fillo t’i pranosh porositë më pastër, më shpejt dhe pa ngarkesën e telefonatave, shënimeve e fotove të humbura.